Google ADS

​Shenjat paralajmëruese se gjëndra juaj tiroide nuk është në rregull

23:23 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Çdo e pesta grua një herë në periudhën e jetës përballet me çrregullimin e punës së gjëndrës tiroide, derisa numri i meshkujve të prekur është gjithnjë e më i madh, pohojnë ekspertët.

Përveç gjenetikës, shkaktimi i kësaj sëmundjeje vjen si rezultat i jetës me stres, ushqimit të çrregullt dhe ndryshimeve të sistemit hormonal si shtatzënia dhe menopauza.

Çrregullimet në punë i këtyre gjëndrave të rëndësishme sot renditen në vendin e dytë si problem endokrin për nga pjesëmarrja, pas diabetit.

Simptomat e para të punës së gjëndrave tiroide, të cilat ndodhen nën “mollën e Adamit”, është ënjtja e qafës, humbja e pashpjegueshme ose shtimi në peshë, rënia e flokëve, si dhe ndryshime në nivelin e energjisë dhe disponimit.

Çrregullimi i metabolizmit mund të rezultojë edhe me probleme me pjellori, por edhe me ngritje të tensionit të gjakut, dëmtimin e zemrës, si dhe probleme psikike nga aspekti i depresionit.

Forma më e shpeshtë e sëmundjeve të gjëndrës tiroide është hipotireoza.

Diagnoza:

Metodat më të shpeshta të konfirmimit të sëmundjes është analiza e hormoneve të gjëndrës tiroide në gjak.  Nëse niveli i hormoneve nuk është i kënaqshëm, duhet bërë ultra-zëri i këtij organi.  Në disa raste individuale problemi tejkalohet vetvetiu, derisa në shumicën e rasteve është e nevojshme terapia me barna.

Në rastin e hipertireozës, e cila nuk mund të kontrollohet për një kohë të gjatë, pason operacioni i gjëndrës mbrojtëse./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme