Një shqiptar vrau me thikë një serb në Vjenë dhe plagosi një tjetër, pasi një konflikti për disa femra.
Ngjarja ndodhi të shtunën, në afërsi të barit “Space Bar Lounge”, i cili administrohej nga serbi që vdiq, Perica Gavrilovic dhe dy miq të tij.
(Foto: Serbi i vrare)
Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe, shkruan lapsi.al
Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.
‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?