Kur gjyshi i Donald Trump u urdhërua nga një dekret mbretëror që të largohej nga vendi dhe të mos kthehej më, ai shkroi në letër në të cilën i lutej princit të Bavarisë që të mos e deportonte atë.
Friedrich Trump e shkroi letrën në vitin 1905 kur u kthye në Gjermani me gruan dhe vajzën e tij pasi kishte emigruar në SHBA, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet gjermane i kishin dhënë afat atij tetë javë për t’u larguar, sepse ai nuk ia doli të përfundonte shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Në letër, gjyshi i Trump e ka përshkruar momentin si një ‘goditje e rrufeshme nga qielli’.
“Ne jemi paralizar nga frika. Jeta jonë familjare u prish. Gruaja ime po luan nga mendja prej ankthit, ndërsa vajza ime është sëmuarë”, kishte shkruar ai.
“Pse duhet të deportohemi? Kjo është një gjë shumë e vështirë për ne si familje”, vazhdon tutje ai.
Letra, e përkthyer nga gjermanishtja në anglisht dhe e botuar në revistën Harper’s, tregon se sa i dëshpëruar ishte ai që të qëndronte me familjen e tij në Bavari.
Duke i shkruar për Luitpoldit, princit regjent i Bavarisë, ai iu lut për mëshirë.
“Në këtë situatë urgjente nuk kam asnjë udhë tjetër pos t’i drejtohem zotërisë tonë adhurues, fisnik të mençur dhe sovran, sundimtarit tonë të lartësuar, Lartësisë së Tij Mbretërore, më të lartit, i cili tashmë ka tharë aq shumë lot, sundoi aq mirë dhe me drejtësi, me mençuri dhe butësi dhe që ka një ngrohtësi të madhe. I përulur kërkoj nga ju mëshirë për t’na lejuar të vazhdojmë jetën tonë në Bavari”, kishte shkruar ai në letër.
Pavarësisht kërkesës atij nuk iu dhu mundësia që të vazhdonte jetën në Bavari, prandaj me familje udhëtoi drejt Nju Jork-ut.
Më shumë se 100 vjet më vonë, nipi i tij, Donald Trump, imponoi rregulla të reja të imigracionit që do të mbanin edhe vetë gjyshin e tij larg SHBA-ve.
Sipas qëndrimit të administratës Trump mbi emigracionin, do të duhet që edhe Zonja e Parë, Melanie Trump të deportohej.
Në spastrimin e fundit të deportimit, oficerët e emigracionit arrestuan 650 persona vetëm gjatë muajit korrik.
Përkundër arsyjes së Donald Trump që nga deportimi do të preken vetëm ata që kanë dosje kriminale, nga 650 të arrestuar, 520 nuk kishin të dhëna kriminale./Arbresh.info
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...