Pirja e duhanit ka efekte të dëmshme në shëndetin e trupit të njeriut, por zona më e goditur nga to janë mushkëritë.
Pyetja që e bëjnë shpesh ata që konsumojnë duhan është se a do të shërohen mushkëritë e tyre nëse ata heqin dorë nga ky ves, transmeton portali arbresh.info
Dhe përgjigjja e shkencëtarëve është: Po, mushkëritë shërohen deri në një masë.
Dr. Norman Edelman, këshilltar i lartë shkencor i Shoqatës Amerikane të mushkërive dhe një specialist i mjekësisë pulmonare ka theksuar se duhet kohë që mushkëritë e një duhan pirësi të shërohen shpejt, por ka shtuar se sapo ndaloni së konsumuari duhan ky organ fillon procesin e shërimit.
Mushkëritë e personave që pijnë duhan janë më të trasha dhe prodhojnë mukus. Mukusi bllokon rrugët e frymarrjes dhe shkakton kollë, gjithashtu shkakton edhe infeksione tjera që mund të dërgojnë deri te bronhiti kronik.
Në përgjithësi, sapo një person vendos të heq dorë nga duhani, ndodhin ndisa ndryshime afatshkurta në mushëkëri. Më pak fjalë, ëntja e mushkërive ulet dhe rrugët e frymarrjes preken më pak mga mukusi. Qelizat e reja mund të rriten dhe këto shërbejnë për pastrimin e plotë të sekrecioneve.
Ai shton se 10 vitë pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, gjasat për t’u prekur nga kanceri në mushkëri janë shumë të vogla./Arbresh.info
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...