Pas vendimit të Këshillit të AKR’së që kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli të autorizohet që të gjejë zgjidhje për themelimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA, nënkryetarja Albena Rashitaj tregoi se si e planifikon zgjidhjen kjo parti.
Ajo tha se Pacolli është i interesuar që vendi të mos mbetet në ngërç politik i cili mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme.
“Ne konsiderojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërruar qasje sa i përket marrëveshjeve të cilat ne i kemi bërë me ta gjatë koalicionit parazgjedhor. Ka disa veprime që ata po i bëjnë duke e anashkaluar AKR’në”, tha Rashitaj për televizionin 21.
“Ne jemi ende në koalicion dhe jemi të interesuar që përbrenda koalicionit të gjejmë zgjidhje”, shtoi ajo.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...