“Nëse Latifi do të ishte kroat do të kushtonte 25 milionë euro”

15:18 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkumbin Qormemeti është një menaxher i suksesshëm, teksa ka bërë disa transferime të rëndësishme, mes të cilave ato të lojtarëve të Skënderbeut, Berishës, Olajinkës dhe të Latifit së fundmi. 

Në një intervistë që Qormemeti ka dhënë në Supersport, ke theksuar se pasaporta ndikon shumë në transferimin e një futbollisti dhe ajo shqiptare penalizon në shumë raste.

Për shembull, Latifi nëse do luante me Dinamon dhe do kishte pasaportë kroate, transferimi i tij do kushtonte shumë më shumë.

“Nëse Latifi do të luante me Dinamon e Zagrebit dhe me pasaportë kroate, do të shitej për 25 milionë euro. Me pasaportë kosovare deri në 10 milionë euro”, thotë Qormemeti ndër të tjera, teksa veç pasaportës, ndikim të madh ka edhe Liga ku luan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme