Google ADS

Nesër fillon gjykimi i katër aktivistëve të akuzuar të Vetëvendosjes

14:44 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur se gjykimi i katër aktivistëve të akuzuar të Vetëvendosjes fillon nesër në orën 09:00.

Sipas tij, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e VV-së.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

NESËR NË ORËN 9.00 FILLON GJYKIMI I KATËR AKTIVISTËVE TË AKUZUAR TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE !

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjës VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22.gusht 2017, këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Se populli nuk i beson këtij inskenimi, më së miri vërtetohet edhe me faktin se Frashër Krasniqi nga arresti shtëpiak në Zgjedhjet Parlamentare të 11. qershorit 2017, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme