Shpend Ahmeti ka këto fjalë për të ndjerin, Bajram Rexhepi

14:00 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjen e Bajram Rexhepit pas vdekjes së tij sot në mëngjes.

Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ka punuar shkurt me Rexhepin dhe e ka njohur edhe familjarisht mirëpo në politike ka pasur mospajtime të mëdha me të, shkruan Arbresh.info.

“Kam punuar shkurt me Bajram Rexhepin në vitin 2003. E kemi njohur dhe familjarisht. Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha. Besoj se rolin e secilit individ do ta vlerësojnë gjeneratat e ardhshme e historianët.

Por sot mbi krejt tjerat, ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme