Ambasada e SHBA-së në Rusi ndalon përkohësisht lëshimin e vizave jo emigruese

12:59 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Ambasada e SHBA në Rusi po pezullon të gjitha “operacionet jo imigruese të vizave” në Rusi më 23 gusht. Operacionet e vizave do të rifillojnë vetëm në ndërtesën kryesore të ambasadës në Moskë më 1 shtator.

“Deri në orën 9.00 të Moskës, të hënën, më 21 gusht, Misioni i SHBA do të fillojë të anulojë emërimet aktuale të vizave jo emigruese në mbarë vendin”, tha misioni i SHBA në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

“Operacionet e vizave në konsullatat e SHBA do të mbeten të pezulluara për një kohë të pacaktuar”, deklaroi misioni i SHBA, duke shtuar se ato do të rifillojnë në ambasadën në Moskë më 1 shtator./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme