Ka ndërruar jetë sot ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi në moshën 63 vjecare.
Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954, është kirurg, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.
Rexhepi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rexhepi ka jetuar në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Ndërsa, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut