Google ADS

Leonardo Di Caprio tani e ka këtë të dashur (FOTO)

10:24 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Kësaj here ajo nuk është një bjonde …

Nëse dini ndonjë gjë për historikun e takimeve të Leonardo DiCaprio-s, ndoshta keni vënë re tendencën e tij për femra bjonde. Lista e tij përfshin një numër të madh femrash bjonde si Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, dhe së fundi Nina Agdal. Tani, duket se aktori ka një interes për një të dashur të re, dhe kësaj radhe ajo është një modele zeshkane.

DiCaprio ka kaluar më shumë kohë me modelen gjermane 23 vjeçare, Lorena Rae, raportohet sipas Page Six. Më së shumti ata ishin parë duke drekuar së bashku në NYC. Një dëshmitar tha se çifti është parë duke kaluar kohën e lirë në evente të ndryshme, vizita dhe kalërime.

Sipas Page Six, DiCaprio dhe Rae kanë qenë miq për një kohë të gjatë. Ajo ka raportuar se ka shkuar nëpër ahengje me të në Monako në Maj dhe janë parë në një jaht së bashku me Tobey Maguire në St. Tropez në korrik.
Rae ka akoma për t’iu përgjigjur thashethemeve për lidhjen me DiCaprio-n, por një pjesë e njerëzve thonë se nuk janë së bashku. Por, edhe nëse janë së bashku, ajo nuk është femra e parë zeshkane, pasi ai ka pasur edhe histori të mëparshme me Helena Christensen, Bijou Philips dhe të mos harrojmë, Rihanna-n.

https://www.instagram.com/p/BWxdWNvBL74/?taken-by=lorenara__

https://www.instagram.com/p/BUpog01hUS9/?taken-by=lorenara__

https://www.instagram.com/p/BPzxY-wD4Hy/?taken-by=lorenara__

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme