Google ADS

Anëtarësimi në UNESCO, Serbia krahason Kosovën me ISIS (VIDEO)

10:10 | 21 Gusht 2017
arbresh.info

Filmbërësi serbo-kanadez i një filmi dokumentar “Kosova: Një moment qytetërimi”, Boris Malagurski, e ka krahasuar Kosovën me të ashtuquajturin Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS) duke thelluar angazhimin për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan arbresh.info.

“Ju e dini se si ISIS shkatërron trashëgiminë kulturore. Por, a e dini se kjo po ndodhë në Evropë?” thuhet në paraqitjen e shkurtër të këtij filmi, që është në realizim e sipër.

Më tej, në këtë film prezantuesi australian, Stefan Popoviq, thotë se që nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë 150 kisha e manastire  nga “shqiptarët ekstremist”. Gjatë përmendjes të këtyre të fundit nxjerr video të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Në fjalën e tij thotë se politikanët shqiptarë, duke nxjerrë në fotografi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Agim Çekun, e donin një Kosovë etnikisht të pastër.

Sipas tij, në 30 vitet e fundit numri i serbëve në Kosovë ka rënë shumë, duke përmendur edhe shkatërrimin e varrezave të serbëve, shkruan arbresh.info.

“Çfarë do të ju ndodhë manastireve, dhe a mundet bota të lejojë shkatërrimin dhe fshirjen e dallimeve tona qytetëruese?”

Këtë video e kanë shpërndarë qindra njerëz përfshirë politikanin serb Vojsllav Sheshel./arbresh.info/

https://twitter.com/malagurski/status/898868164141785088

Të ngjashme