Nga rezultatet paraprake të një hetimi të Kombeve të Bashkuara, doli se kryengritësit talebanë dhe militantët e vetëquajtur “Shteti Islamik”, kanë vrarë së bashku të paktën 36 persona në një fshat në veri të Afganistanit në fillim të muajit.
Masakra mendohet të ketë ndodhur midis 3 dhe 5 gushtit, pak pasi kryengritësit hynë në fshatin Mirza Olang, me shumicën e banorëve myslimanë shiitë.
Ky fshat ndodhet në provincën Sar-e-Pul. Në raportin e Misionit të Ndihmës për Afganistanin të OKB-së, UNAMA, të bërë publik të dielën, thuhet se në mesin e viktimave kishte civilë dhe luftëtarë pro-qeverisë, të cilët ishin çarmatosur, para evakuimit të tyre.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën