Dietat drastike dhe të vetëquajturit dietologë po eleminojnë gjithnjë e më shumë bukën nga regjimi duke mos ditur efektet negative që ka kjo gjë në organzimin e njeriut.
Karbohidratet janë po aq të rëndësishme për ne, sa vitaminat apo mineralet e tjera, ndaj nuk mund ta eleminojmë tërësisht nga regjimi ushqimor. Më poshtë Living do t’ju tregojë se çfarë ju ndodh nëse ju hiqni dorë nga buka.
Trupi eleminon vetiu ujin e tepërt në trup
Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve të marra, trupi eleminon rezervat hidrike të ujit, duke ju krijuar përshtypjen se ju keni humbur peshë. Ju nuk keni humbur masë yndyrore.
Ju mund të sëmureni më lehtë
Karbohidratet et janë burimi kryesor i energjisë ! Kur ju nuk hani më bukë, forcat immune të trupit bien, e ju mund të përjetoni jo pak shqetësme. Ndër to përmendim: era e rënde e gojës, gojë e thatë, lodhje, marramendja, pagjumësia, të ëprzierja etj.
Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2
Një studim i vitit 2014 i publikuar në PLOS ONE zbuloi se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelin e acideve yndyrore duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2. Ndërkohë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.
Ndiheni më të lodhur
Karbohidratet janë karburanti i trupit të njeriut dhe nëse ju nuk “furnizoheni” me lëndën e parë sigurisht që do të ndiheni të lodhur.
Eleminimi i bukës nga regjimi ushqimor do të shkaktojë gjithashtu probleme me jashtëqitjen dhe procesin e tretjes.
Luhatje humori
Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës neurotransmetuesit që na bën të ndihemi më mirë.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...