Google ADS

Makiaveli: Pse njerëzit e mirë e të drejtë nuk ‘çajnë’ përpara në jetë

01:48 | 21 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Machiavelli ishte një mendues politik florentin i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me këshilla të dobishme për njerëzit e mirë të cilët nuk shkojnë shumë larg.

Mendimet e tij sillen rreth vëzhgimi qendror të parehatshëm: atë të cilin të këqijtë priren ta fitojnë.

Dhe ata e arrijnë këtë sepse kanë një avantazh të madh mbi të mirën: ata janë të gatshëm të veprojnë me zgjuarsinë dhe dinakërinë më të errët për të çuar më tej çështjen e tyre. Ata nuk pengohen nga këta kundërshtarë të ngurtë të ndryshimit: parimet.

Ata do të jenë të gatshëm të plotësojnë gënjeshtrën, të ndryshojnë faktet, kërcënojnë apo edhe të bëhen të dhunshëm.

Ata gjithashtu – kur e kërkon situata – e dinë se si të mashtrojnë në mënyrë joshëse, të përdorin fjalë me sharm dhe të ëmbla, të verbojnë dhe shpërqëndrojnë. Dhe në këtë mënyrë, ata zotërojnë botën.

Në mënyrë rutinore supozohet se një pjesë e madhe e asaj çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë është të sillesh mirë. Një njeri nuk ka vetëm qëllime të mira, një njëri është i angazhuar ndaj veprave të mira. Kështu, nëse dikush do një botë më serioze, ai ka nevojë të fitojë njerëz nëpërmjet argumenteve të vërteta.

Nëse dikush do një botë më të drejtë, ai duhet të përpiqet të bindë dhe të përpiqet me butësi që t’i bindë agjentët e padrejtësisë që të dorëzohen vullnetarisht, jo nëpërmjet frikësimit. Dhe nëse dikush do që njerëzit të jenë të sjellshëm, ai duhet të jetë i sjellshëm me armiqtë e tij, jo mizor.

Duket madhështore por Makiavelli nuk mund të hiqte dorë nga një problem i padiskutueshëm. Nuk funksionon. Ndërsa shikoi pas në historinë e Firences dhe shteteve Italiane në përgjithësi, ai vuri re që princat e sjellshëm, burrat e shtetit dhe tregtarët gjithmonë vijnë dhe shkatërrohen.

Kjo ishte arsyeja përse ai shkroi librin për të cilin e njohim sot, “The Prince”, një manual i shkurtër këshillash tejet origjinal për princat e mirënjohur që të mos përfundojnë të fundit.

Dhe përgjigja, shkurtimisht, ishte të jesh aq i sjellshëm sa ke dëshirë, por asnjëherë të mos i përkushtoheshin tepër të vepruarit bukur: dhe me të vërtetë të dish si të marrësh hua – kur duhet të jetë – çdo mashtrim i vetëm i përdorur nga njerëzit më cinikë, të paskrupullt dhe njerëzit më të neveritshëm që kanë jetuar ndonjëherë.

Makiavelli e dinte se nga e kishte origjinën fiksimi ynë kundër-produktiv me të vepruarit bukur: Perëndimi ishte rritur me historinë e Krishterë të Jezusit nga Nazareti, njeriu aq i mirë nga Galilea i cili gjithmonë i trajtonte mirë njerëzit dhe u vra si mbreti i mbretërve dhe sundimtari i përjetësisë.

Por Makiaveli vuri në dukje një detaj të papërshtatshëm për këtë tregim sentimental të triumfit të mirësisë nëpërmjet butësisë. Nga një këndvështrim praktik, jeta e Jezusit ishte një fatkeqësi e plotë. Ky shpirt i butë u shkel dhe u poshtërua, u shpërfill dhe u tall. I gjykuar gjatë jetës së tij dhe jashtë çdo ndihme hyjnore, ai ishte një nga humbësit më të mëdhenj të historisë.

Dhe kështu, propozoi Makiavelli, sekreti i të qenit efektiv qëndron në kapërcimin e të gjitha gjurmëve të kësaj historie. Princi nuk ishte, ashtu siç mendohet shpesh, një udhëzues për të qenë një tiran; është një udhëzues për atë çfarë njerëzit e mirë duhet të mësojnë nga tiranët.

Është një libër mbi mënyrën si të jemi efektiv, jo vetëm të mirë. Është një libër i përhumbur nga shembujt e pafuqisë së të pastrit.

Princi i admirueshëm – dhe sot ne mund të shtojmë, Shefi ekzekutiv (CEO), aktivist politik apo mendimtar – duhet të mësojë çdo mësim nga operatorët më të zymtë dhe më dinakë përreth.

Ata duhet të dinë se si të trembin dhe të frikësojnë, të ngatërrojnë dhe të detyrojnë dhe të mashtrojnë. Politikani i mirë duhet të mësojë nga demagogu; sipërmarrësi më i sinqertë nga mashtruesit, transmeton konica.al

Ne kemi nevojë të marrim mësime nga një burim i papritur: ata që ne i përbuzim më shumë. Ata kanë më të shumtën për të na mësuar mbi mënyrën se si të sjellim realitetin që dëshirojmë – por që po luftojmë. Kemi nevojë për armë çeliku të ngjashëm me ato të tyre.

Së fundmi, ne duhet të kujdesemi më shumë për të qënët efektivë sesa thjesht të synojmë fisnikërinë. Nuk mjafton të ëndërrojmë gjëra të mira: masa e vërtetë është ajo që arrijmë. Çështja është të ndryshojmë botën për mirë, të mos banojmë në ngushëllimin e rehatisë së qëllimeve të mira dhe një zemre të ngrohtë.

Të gjithë këtë Makiaveli e dinte

Ai na shqetëson për arsye të mira; sepse ai na provon se ku jemi ne me të mirën tonë. Ne i themi vetes se nuk kemi arritur atje, për shkak se ne jemi paksa si tepër të pastër, të mirë dhe të dashur.

Makiavelli na informon me këmbëngulje se jemi të mbërthyer sepse nuk kemi parë aq larg sa për të mësuar nga ata të cilët me të vërtetë e dinë: armiqtë tanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme