Google ADS

Sallatë franceze me bizele dhe qep jeshile

01:25 | 21 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Për të filluar ditën me plot energji, patjetër që ju duhet të konsumoni ushqim të gjelbër.

Më poshtë arbresh.info sjell një recetë të një sallate franceze, që mund t’a përgatisni shumë lehtë dhe shpejt.

Përbërësit:

150gr bizele të ngrira
300gr gjalpë
5 qep jeshile
½ lakër
1 qepë
2 karafila hudhër
3 filxhana vaj ulliri
Kripë
Piper

Përgatitja:

Vajin e ullirit me gjalë i vendosni në zjarr dhe më pas shtoni qepën dhe hudhrën. Përzieni për 3 minuta deri sa të zbutet qepa. Më pas pastroni qepët jeshile dhe shtoni edhe lakrën në enën që e keni mbi zjarr. Pasi të jenë zbutur qepët shtoni bizelet në tigan dhe shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës. Përzieni mirë për disa minuta. Më pas shtoni në enë edhe 2 gota ujë dhe lini në zjarr edhe për disa minuta. Kjo sallatë mund të shërbehet për 5 deri në 6 persona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme