Policia meksikane shpëton 115 emigrantë

23:20 | 20 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia në shtetin lindor të Meksikës, Veracuz, ka shëpëtuar 115 emigrantë, duke përfshirë 41 të mitur që po udhëtonin me një kamion në kushte të mjerushme.

Emigrantët u gjetën në Playa Munecos në Veracruz, tha një zyrtar shtetëro i cili ka dashur të mbetët anonim, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Në kamion gjindeshin 55 burra, 19 gra, 23 djem dhe 18 vajza. Shoferët e kamionit janë arrestuar.

Në korrik, tetë emigrantë u gjetën të vdekur brenda një rimorkio traktori të dyshimtë në një parking në Walmart në San Antonio në Teksas.

Numri i emigrantëve që udhëtojnë në grup me kamionë është rritur dukshëm në Meksikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme