Qindra të rinjë, burra dhe gra, kanë marrë pjesë në koncertin e yllit të muzikës popullorë afgane Aryana Sayeed në Kabul.
Pavarësisht kërcënimeve nga konservatorët dhe kërcënimeve për një sulm, koncerti u zhvillua pa asnjë problem, transmeton portali arbresh.info
Koncerti u zhvillua në mes të masave të sigurisë të rrepta në Hotel Intercontinental.
Ky konsiderohet një ndër koncertët e rrallë që u zhvillua në qytet.
Kabuli ka qenë shënjestër e një sëri sulmesh dhe shpërthimesh vetëvrasëse gjatë muajve të fundit.
Koncerti i së shtunës së mbrëmjes fillimisht ishte planifikuar të mbahej në stadiumin Ghazi për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit. Më shumë se 3.000 bileta u shitën me çmime premium.
Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se nuk janë në gjendje të sigurojnë hapsirë të madhe, prandaj edhe u ndryshua lokacioni.
Tifozët e ‘Kim Kardashianit’ nga Afganistani janë ndarë shumë të kënaqur.
Sayeed përshkruhet nga tifozët e saj si Kim Kardashian i Afganistanit, pasi është e njohur për flokët e saj të gjata dhe veshjet shumë ngjyrëshe, të cilat shihen si tabu në vend.
Muzika e saj është e përbërë nga këngët tradicionale dhe ato popullore. Ajo këndon në Dari dhe Pashtu, në dy gjuhët kryesore të Afganistanit./Arbresh.info
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...