Anëtari i PDK-së shtron darkë për zjarrëfikësit gjatë orarit të punës, konsumojnë edhe alkool

21:54 | 20 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Sot anëtari i PDK-së Afrim Gjeli njëherësht shef i zjarrëfiksve në Drenasit ka shtuar meze për zjarrëfikësit gjatë orarit të punës ku ështe konsumuar edhe alkool, shkruan arbresh.info 

Përdorimi i alkoolit gjatë orarit të punës është i ndaluar me ligj, por kjo si duket nuk i ka bërë përshtypje zjarrëfikësve të kësaj komune. Burime të arbresh.info kanë  deklaruar se kjo gjë po bëhet për shkak të zgjedhjeve lokale ku në cdo mënyrë po provojnë të i’u bëjnë presion punëtorëve dhe qytetarëve të kësaj komunë.

” Ne si qytetarë të Drenasit jemi të shqetësuar që shefi i zjarrëfikësve nuk e respekton ligjin. Ai sot ka shtruar meze për punëtorët ku është konsumuar edhe alkool. PDK ka filluar herët të ndjej humbjen në zgjedhjet e 22 tetorit dhe ka filluar që të mobilizohet në mënyra të ndryshme edhe me  shtrimin e  darkave. Nuk është hera e parë që këta e bëjnë një  gjë  të  tillë, pasiqë edhe presidenti Hashim Thaçi gjatë fushatës kishte shtruar darkë për mësimdhënësit” tha njëri nga qytetarët./Arbresh.info

zjarrrrr

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme