Si zakonisht, Skënderbeu nuk kapet i papërgatitur kur bëhet fjalë për lëvizjet në merkato. Shitja e Liridon Latifit, “e gatuar” prej shumë kohësh, tashmë është konkretizuar, por largimi i talentit të kombëtares sonë ndoshta nuk do të lërë ndonjë gropë të madhe te skuadra korçare.
Pas afrikanit Demte, për të cilin flitet mjaft mirë, tashmë drejtuesit e Skënderbeut kanë arritur marrëveshjen me Rabotniçkin maqedonas për të marrë mesfushorin nga Kosova, Suad Sahiti.
Prej vitit 2014 te Rabotniçki, Sahiti ka pasur rritje graduale sezon pas sezoni, duke u bërë lojtar kyç sezonin e shkuar.
Këtë verë Sahiti shënoi një gol në Europa League, duke luajtur 4 ndeshje për Rabotniçkin, ndërsa tani vjen kalimi në Korçë, një hap përpara për mesfushorin e talentuar, i cili ka për menaxher Shkumbin Qormemetin, natyrisht vendimtar për transferimin në Korçë.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...