Google ADS

Merkel kritikon Turqinë: Keqpërdori urdhërin e Interpolit për të ndaluar shkrimtarin gjerman

19:42 | 20 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kritikuar Turqinë për keqpërdorimin e një urdhër arresti nga Interpoli për të ndaluar shkrimtarin gjerman në Spanjë.

Dogan Akhanli u ndalua në Spanjë, pasi Turqia kishte lëshuar një urdhër arrest për shkrimtarin gjermano-turk. Edhe pse ai u lirua pas disa orësh, ende mbetet për të vlerësuar nëse Madridi do të vlerësojë kërkesën e Turqisë për ekstradim, transmeton portali arbresh.info

“Kjo nuk është aspak e drejtë dhe unë jam shumë e lumtur që Spanja e ka liruar shkrimtarin Akhanli”, tha Merkel.

Ajo ka shtuar se Turqia nuk duhet të keqpërdorë organizatat ndërkombëtare si Interpoli për qëllime të tilla.

Marrëdhënies mes Turqisë dhe BE-së janë në tension që nga përpjekja për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Merkel është kritikuar nga politikanët gjermanë se nuk ka reaguar sa duhet në lidhje me kritikat ndaj Erdoganit. Ata e kanë akuzuar Merkelin se po e përdor Turqinë si një ‘marionetë’ për të ndaluar një përmbytje të re të krizës së refugjatëve.

“Rasti i Doganit është një nga shumë rastet, për fat të keq”, tha Merkel, me një ton të ashpër. “Kjo është arsyeja pse ne i kemi ndryshuar masivisht politikat tona në lidhje me Turqisë…sepse për në është e papranueshme ajo që bën Erdogani”./Arbresh.info

Të ngjashme