Ja deri kur kanë mundësi qytetarët ta ndryshojnë qendrën e votimit

19:34 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Hiq më shumë se 200 mijë banorë nuk kishin dalë nga regjistrimi i popullsisë në Prishtinë, derisa konsiderohet se në kryeqytet jetojnë 400 mijë deri në 500 mijë banorë.

Eshref Halili nga Kamenica prej shumë vitesh jeton në Prishtinë, por nuk ishte zyrtarisht banor i kryeqytetit. Tash kur këto procedura i ka përfunduar, ai do të jetë edhe një nga votuesit në zgjedhjet e 22 tetorit, raporton KTV.

Për të shfrytëzuar periudhën e ndryshimit të qendrës së votimit në Komisionin Komunal Zgjedhor ka ardhur edhe qytetari tjetër, Mustafë Neziri.

Udhëheqësja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami, ka thënë se afati për ndryshimin e qendrës së votimit do të jetë deri më 12 shtator, prandaj ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme