Pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të plagosur, kreu i hebrenjëve në Barcelonë ka lëshuar një paralajmërim për komunitetin e tij.
Sipas tij hebrenjtë janë të dënuar për shkak të kërcënimit të islamit radikal, transmeton portali arbresh.info
Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Barcelonë e morri Shteti Islamik.
“U them komunitetit tim: Mos mendoni që jemi këtu për qëndruar përgjithmonë. I inkurajoj ata që të blejnë prona në Izrael”, tha Rabbi Meir Bar-Hen në një intervistë me agjencinë e lajmeve JTA.
“Europa është vend i humbur. Mos përsërisni gabimin e çifutëve algjerianë, të hebrenjve venezuelianë. Më mirë [dilni] herët se vonë.”
Bar-Hen tha se sulmet theksuan praninë e një komuniteti të madh mysliman me “skajet radikale” në rajon dhe autoritetet spanjolle të dyshuara janë të gatshme të përballen me terrorizmin islamik.
Ai përmendi vendimin e fundit të autoriteteve spanjolle për lejimin e palestinezes Leila Khaled për të hyrë në vend gjatë një panairi të librave. Sipas tij Khaled ishte përfshirë në rrëmbime të aeroplanëve të profilit të lartë në vitet 1969 dhe 1970.
“Europa është vend i humbur”, përfundoi ai.
Mëgjithatë, federate e bashkësisë së hebrenjëve në Spanjë nuk ka dashur të komentojë deklaratat pesimiste të Bar-Hen. Organizata lëshoi një deklaratë të enjten, duke thënë: “Çifutët spanjollë i besojnë korpusit të Sigurisë Shtetërore që punojnë çdo ditë për të parandaluar fanatikat radikale dhe islamistët nga mbjellja e kaosit dhe dhimbjes në qytetet tona”./Arbresh.info
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...