Vendet që kërkojnë rihapjen e ambasadave të tyre në Damask apo të bashkëpunojnë me regjimin sirian duhet të shkëpusin çdo lidhje me rebelët, konfirmoi sot presidenti sirian, Bashar al-Assad.
“Nuk do të ketë bashkëpunim për sigurinë, as hapje të ambasadave, as ndonjë rol për disa shtete që shprehen se dëshirojnë të kërkojnë një rrugëzgjidhje për luftën në Siri, për aq kohë sa nuk do të shkëpusin lidhjet e tyre me terrorizmin”, konfirmoi Assad në një fjalim para anëtarëve të trupit diplomatik, transmetuar nga televizioni shtetëror.
Damasku përdor termin “terrorizëm” për t’iu referuar si rebelëve ashtu dhe xhihadistëve.
“Ne nuk jemi të izoluar si mendojnë ata, është arroganca e tyre që i shtyn të mendojnë kështu”, shtoi ai, përcjell Atsh.
SHBA-ja dhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane kanë mbyllur ambasadat e tyre në Damask pas shtypjes së përgjakshme në vitin 2011 të manifestimeve anti-regjimit që u transformuan në një luftë civile që ka shkaktuar më shumë se 330 000 të vdekur në gjashtë vjet.
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...