Ousmane Dembelé është gjithnjë e më pranë divorcit me Borussia Dortmund. Talenti francez dëshiron me çdo kusht të largohet sepse nuk ka ndërmend të humbasë mundësinë për të luajtur te Barcelona.
Ai nuk është prezantuar në stërvitjen e së enjtes më 10 gusht dhe që atëherë i ka humbur gjurmët, duke e detyruar klubin gjerman ka gjobisë me 150 mijë euro. Dembele ka vendosur të mos paraqitet më në klub dhe nuk i përgjigjet më thirrjeve të drejtuesve apo mesazheve të shokëve të skuadrës.
Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka folur për mikrofonat e “Eurosport” duke dënuar sjelljen e futbollistit francez: “Dembele? Unë jam gjithmonë kundër futbollistëve të tillë që janë nën kontratë dhe refuzojnë të stërviten në shenjë rebelimi, për të shkuar në një ekip tjetër. Kjo është skandaloze. Më vjen keq që ndodhin gjëra të tilla sepse kjo do të thotë se kontratat nuk vlejnë më asgjë. Dembele ka bërë sjelle të pahijshme”.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje