Google ADS

Këshilli i Përgjithshëm i AKR-së e autorizon Pacollin të gjejë zgjidhje edhe jashtë LDK-së

17:32 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së gjatë ditës së sotme është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.

Anëtarët e Kuvendit e kanë autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Në mbledhjen e 4-të të Kuvendit të AKR-së, kryesisht është folur për përgatitjet për zgjedhjet lokale, megjithatë u diskutua edhe për bashkëpunim të këtij subjekti edhe jashtë koalicionit LAA.

Kuvendi i AKR-së, autorizoi Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe me kryesi të shoh mundësi të gjetjes së daljes nga kjo krize, edhe jashtë LDK-së dhe Alternativës, dhe kjo në interes të Kosovës.

Kërkesa e vetme e AKR-së është që vendi të ketë qeverisje gjithëpërfshirëse.
Përndryshe, edhe i nominuari për kryeministër nga PAN, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një qeverisje më gjithëpërfshirëse, madje përmendi edhe AKR-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme