Ja çka zbulon Iniesta për transferimin e Neymarit te PSG

17:03 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Andres Iniesta është lojtari i radhës nga Barcelona që ka folur për largimin e Neymarit në drejtim të PSG-së.

Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur PSG pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë euro.

Iniesta në një intervistë dhënë së fundi, ka deklaruar se ka qenë vendimi dhe dëshira e Neymar për të kaluar në Francë te PSG, teksa shton se do të dëshironte që braziliani të qëndronte edhe për 10 vite te Barcelona.

“Është vendimi i tij. Gjithkush vendos vetë për të ardhmen. Ai mendoi se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të dhe familjen e tij, do të doja që ai të qëndronte këtu edhe për 10 vite”, ka deklaruar Iniesta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme