Google ADS

Futbollisti shqiptar ‘bombardon’ në Gjermani (FOTO)

16:49 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Jurgen Gjasula edhe pse shënoi, nuk e ndihmoj Greuther Furth-in që të kthehen me rezultat pozitiv në ballafaqim me Holstein Kiel, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga II.

Greuther Furth pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Kiel. Në minutën e 12-të Gjasula në një tollovi nga afërsia kaloi në epërsi Greuther Furth-in, por vendasit bënë kthesë në rezultat dhe triumfuan falë golave të Ducksch (25′), Schmidt (32′) e Drexler (76′ nga penalltia’).

Gjasaula e Veton Berisha u paraqitën tërë takimin pr Greuther Furth-in, por hasën në rival të fortë. Kjo ishte humbja e tretë për Greuther Furth-in dhe mban vendin e fundit (i 18-ti) me 0 pikë, kurse Holstein Kiel është në pozitën e tetë me 4 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme