Pedofilia gjithmonë e më shumë është e prirur që kontaktet e para t’i vendosi në bashkëbisedimet online duke qënë se ky është një terren i frekuentuar gjerësisht nga të miturit.
Specialisti për Krimin Kompjuterik në Policine e Shtetit, Artan Dashi në një intervistë për Ora News tregon se në vendin tonë kanë nisur që pedofilët të verpojnë edhe online.
Ai deklaron se vazhdimisht ka denoncime për adresa të dyshimta.
“Po, ka pedofil online në Shqipëri. Ka pasur dhe ndalime në 2014- 2015 kur janë ndaluar dy pedofilë, por këto nuk kanë qenë rastet e vetme që janë identifikuar nga ana jonë. Në bashkëpunim me Interpol dhe Europol na vijnë vazhdimisht linqe dhe adresa, IP, apo adresa të emaileve të personave të caktuar për të cilët ne bëjmë verifikimet tona.
Dy vjet më parë u ndaluan dy persona të cilët bënin pedofili online. Në kompjuterin e njërit prej tyre u gjetën 290 gigabajt materiale pornografike, ndërsa personi tjetër kërkohej nga pala italiane për pedofili në shtetin italian”, ka thënë Dashi.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...