Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përdorë metodat e reja dhe të avancuara të punës përmes së cilave po realizohen operacione të komplikuara.
Sipas një komunikate për media naga ana e QKUK’së bëhet e ditur se një nga rastet e tilla të kryera në këtë klinikë, është edhe rasti i pacientit me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit.
Klinika, ka realizuar operacionin që njihet si resekcion intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale. Ky është pacienti i tretë që ka përfituar nga ky lloj intervenimi kirurgjik.
Operacioni është kryer nga ekipa operatore; Ass.dr. Enver Fekaj, dr. Arber Morina, dr. Idriz Memaj, dr. Nazim Musliu dhe anesteziologia, dr. Turkane Karabegu- Shehu, poashtu, ekipi i intrumentareve, infermiereve dhe teknikëve të anestezionit.
Pacientët me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit më herët janë trajtuar me një modalitet tjetër kirurgjik që njihetsi ekstirpim abdomino-perineal i rektumit, operacion ky që ka përfunduar me kolostomë (është nxjerrë zorra e trashë në lëkurë dhe përmbajtja e saj është grumbulluar në qese të posaçme. Zorra e trashë në lëkurë ka pasur karakter të përhershëm).
Modaliteti i ri kirurgjik ( resekcioni intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale), mundëson që pacienti të mos ketë nevojë për kolostomë ngase rivendoset kontinuiteti i traktit gastrointestinal( d.m.th. nuk vendoset zorra e trashë në lëkurë, ngase mundësohet defekimi sikurse para intervenimit me rrugë natyrale).
Ky lloj intervenimi mund te realizohet tek ata pacientë me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit, nëse nuk ka infiltrim të strukturave fqinje me rektumin dhe nuk ka metastaza.
Pacienti qe është trajtuar me këtë lloj intervenimi është në gjendje të mirë shëndetësore, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin e përgjithshëm.
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...