Këto janë tri arsyet pse në Britani lavamani ka dy rubinete

14:57 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Nëse nuk keni dëgjuar, tani do ta dini. Në Britaninë e Madhe preferohet që lavamani të ketë dy rubinete dhe atë për tri arsye.

Së pari, përdorimi i dy rubineteve lidhet me historinë e ndërtimit të shtëpive në shekujt 19 dhe 20, ku përdorej kryesisht uji i ftohtë, ndërsa uji i nxehtë do të përdorej shumë më pas.

Në Britani ekziston një ligj që ndalon bashkimin e ujit të ftohtë me atë të nxehtë në bojler, pasi në vend mungon një sistem qendror ngrohjeje, i cili në fakt zëvendësohet nga sistemi i ngrohjes me gaz dhe përdorimi i ujit të nxehtë mbingarkon ngrohjen e shtëpive.

Arsyeja e tretë është ana ekonomike për të mos shpenzuar më shumë ujë,  shkruan Bright Side.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme