Mbushnin makinën me eksploziv, vriten dhjetëra pjesëtarë të ISIS

08:21 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS janë vrarë dhe plagosur në qytetin Tel Afar në provincën Ninva teksa po mbushnin me lëndë eksplozive një makinë që synonin t’a përdornin për sulm kamikaz kundër forcave irakiane.

Sipas mediave irakiane, shpërthimi i fuqishëm ndodhi të shtunën pasdite në lagjen Hasan Koj në qendër të qytetit Tel Afar në perëndim të provincës veriore Ninva. Përforcimi i forcave irakiane në rrethinat e qytetit Tel Afar ka shkaktuar panik në radhët e terroristëve të ISIS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme