Pagjumësia rrit shanset për atak kardiak

02:13 | 20 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Pagjumësia rrit ndjeshëm rrezikshmërinë e një ataku kardiak – ka dalë përfundimi i një studimi norvegjez i universitetit të Trondheimit. Problemet me gjumin e rrisin rrezikun me 27 deri në 45%.

Studimi rekomandon që ata të cilët vuajnë nga pagjumësia duhet të konsultohen me mjekun për simptomat.

Në ktë studim janë analizuar përgjigjet e 52 000 norvegjezëve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin kombëtar për simptomat e pagjumësisë ndërmjet viteve 1995-1997.

Nga këta 2 368 persona, 11 vite pas 1997 kanë kaluar sulm kardiak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme