Sigurisht që shpesh herë e pyesni vetën se si e fillon ditën njeriu më i pasur në botë.
Në lidhje me gjumin ai ka thënë se i pëlqen të flejë dikur rreth shtatë orë në ditë.
“Më pëlqen të bëjë rreth shtatë orë gjumë”, ka thënë themeluesi i Microsoft për The Seattle Times, duke shtuar se edhe një pushim gjatë ditës është thelbësorë për të rritur kreativitetin, transmeton portali arbresh.info
Ushqimi i tij i preferuar janë drithërat me qumësht.
Gruaja e tij Melinda Gates ka theksuar se ai ‘nuk është se konsumon shpesh mëngjes’.
Në një intervistë për NYT, Gates ka theksuar se i pëlqen të merret me ndonjë sport, por më shumë e kalon kohë duke shikuar DVD. Temat të cilat i pëlqen ai janë gjeologjia, meterologjia, oqeanografia dhe historia e SHBA-ve.
I pyetur se nga cilat gazeta merr lajmet ditore, ai ka shtuar se lexon New York Time dhe Wall Street Journal, ndërsa The Economist është revista e tij e preferuar javore.
Në vitin 2014, sipërmarrësi Craig Bailey ndoqi një prezantim të Gates. Ai u impresionua se si një nga burrat më të pasur në botë do të organizonte një takim të vogël dhe modest.
Gates ka një ndikim të madh në botë. Reputacioni i tij i hershëm si një person i pamëshirshëm në biznes është shëndërruar në një reputacion dhembshurie. Ai është një ndër personat që më së shumti dhuron për bamirësi./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...