Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë falë saj është arritur liria.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haradinaj ka folur rreth Kosovës së pas luftës dhe rreth sjelljes së pjesëtarëve të UÇK-së.
Haradinaj ka komentuar çështjen se a kanë bërë krime ushtarët e UÇK-së. Lidhur me këtë, ai ka thënë se mund të ketë pasur lëshime e gabime, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni disa nga fjalët e Haradinajt:
Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër traumatizu, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 maujve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhdu jetën e zakonshme.
Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbetë.
Krimet e pas luftës duhet me e dit gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës.
Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi mujt me bë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura?
Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?