Google ADS

Arrestohet në Spanjë kritiku gjerman i Erdoganit

21:43 | 19 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Autori gjermano-turk Dogan Akhanli u arrestua në Spanjë pasi Turqia kishte lëshuar një urdhër të Interpolit për shkrimtarin, i cili njihet si zë kritik ndaj qeverisë së Presidentit Erdogan, shkruan Der Spiegel.

Arrestimi i shtetasit gjerman është pjesë e një ‘gjuetie kundër kritikëve turq që jetojnë jashtë Turqisë’, tha avokati i shkrimarit, transmeton portali arbresh.info

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarase janë tensionuar gjithnjë e më shumë pas përpjekjes për grusht shtet gjatë vitit të kaluar. Që nga korriku i vitit të kaluar, Turqia ka shkarkuar nga puna mbi 150 mijë njerëz dhe janë arrestuar më shumë se 50 mijë, duke përfshirë edhe shtetas gjermanë.

Policia spanjolle arrestoi Akhanlin të shtunën në qytetin e Granadës, raportoi Der Spiegel, megjithatë pritet të merret një vendim në lidhje me ekstradimin e tij.

Akhanli, i ndaluar në vitet 1980 dhe 1990 në Turqi për aktivitetet e opozitës, duke përfshirë drejtimin e një gazete të majtë, u largua nga Turqia në 1991 dhe ka jetuar dhe punuar në qytetin gjerman të Këlnit që nga viti 1995./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme