Detaje të reja rreth sulmit ndaj Sokol Zogajt

21:28 | 19 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia e Kosovës njoftoi se është arritur të identifikohen tre të dyshuar në rastin e rrahjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Mirëpo, edhe pse mbrëmë në portale u raportua për arrestimin e tyre, në raport policia thotë se të dyshuarit nuk janë hasur as pas bastisjeve. Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, tha për RTK-në se informacionet për arrestimin e të dyshuarve i ka marrë nga portalet dhe se pret që sa më shpejt të zbardhet rast

Policia e Kosovës njoftoi se është arritur të identifikohen tre të dyshuar në rastin e rrahjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Mirëpo, edhe pse mbrëmë në portale u raportua për arrestimin e tyre, në raport policia thotë se të dyshuarit nuk janë hasur as pas bastisjeve. Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, tha për RTK-në se informacionet për arrestimin e të dyshuarve i ka marrë nga portalet dhe se pret që sa më shpejt të zbardhet rasti.

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, thotë se informacionet për arrestimin e të dyshuarve sa u përket plagëve që mori nga persona të panjohur, i ka marrë nga portalet dhe se po pret që sa më shpejt të zbardhet rasti.

Zogaj pasi që po ndihet më mirë thotë se shumë shpejt do të dalë në punë dhe se aktet e tilla qyqare nuk do ta ndalin punën e tij.

Edhe pse dje është shkruar nëpër portale se Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona të dyshimtë në lidhje me këtë rast, një gjë të tillë sot policia e hodhi poshtë. Të kontaktuar nga RTK-ja nga policia nuk deshën të prononcohen por sugjeruan që t`i referohemi raportit shtesë ku mohohet arrestimi dhe thuhet se lidhur me rastin pas hetimeve te zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prishtine është arrite te identifikohen tre të dyshuar meshkuj shqiptarë. Po ashtu është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale te cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast. Ndërsa më datën 18.08.2017, me urdhëresë te Gjykatës Themelore ne Prishtinë, janë realizuar tri bastisje ne lokacione të ndryshme për kërkim te personave te dyshuar mirëpo të njëjtit nuk janë hasur. Policia është duke punuar intensivisht për këtë rast – shkruan ndër të tjera në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme