Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha se BE-ja nuk mund të vazhdojë të llogarisë mbështetjen e saj në SHBA-të lidhur me mbrojtjen e vendeve të bllokut.
Në një intervistë për gazetën austriake ‘Tiroler Tageszeitung’, Junkcer tha se pikëpamjet e europianëve për bllokun janë duke u përmisuar, por shtoi se rajoni nuk mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara kur është në pyetje mbrojtja e bllokut, transmeton portali arbresh.info
“Është e qartë se nuk mund të llogarisimin dhe të mbështetemi në mbrojtjen amerikane”, shtoi ai.
Juncker është duke kaluar pushimet verore në Austri.
Ai shtoi se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja ka nxitur mbështjejen e madhe mes vendeve të mbetura në bllok.
“Vendimi i Britanisë për Brexit ishte të shikonte shembejn e BE-së, por asnjë nga 27 vendet e mbetura në bllok u shemb”, shtoi ai.
Në një sondazh të botuar të premtën është gjetur se tetë vende europianë, si Franca, Spanja, Gjermania, Italia, Sllovakia, Çekia, Hollanda dhe Suedia, tani ka më shumë gjasa të shikojnë si një avantazh për vendin e tyre anëtarësimin në BE sesa që shikohej përpara referendumit të mbajtur në Britaninë e Madhe për Brexit./Arbresh.info
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku