Finlandë: Sulmuesi kishte në shënjestër gratë

18:48 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia në Finlandë thotë se personi që vrau dy vetë në qytetin jugperëndimor të Turkut të premten ka pasur në shënjestër gratë.

Ata po e trajtojnë sulmin si një incident terrorist, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari, i arrestuar pasi u qëllua nga policia, është një maroken 18-vjeçar. Katër marokenë të tjerë janë duke u mbajtur.

Të dy gratë që u therën ishin finlandeze. Tetë persona u plagosën gjithashtu, mes tyre një britanik, një suedez dhe një italian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme