Real Madridi kryen stërvitjet para ndeshjes ndaj Deportivos

18:22 | 19 Gusht 2017
Arbresh Info

Pas dy trofeve të siguruar gjatë muajit gusht, vëmendja e Real Madridit tani është kthyer në kurorën e tyre në La Liga.

Mbrojtja e titullit nga gjiganti spanjoll fillon ne ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas, transmeton portali arbresh.info.

Para këtij udhëtimi, trajneri Zinedine Zidane ka vendosur yjet e tij në vendin e tyre për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes të së dielës.

Luka Modric, Gareth Bale dhe Sergio Ramos ishin të gjithë prezent të përgatitjen e së shtunës të klubit në bazën stërvitore të Valdebebas./arbresh.info

Të ngjashme