Google ADS

Gjendet fëmija shtatëvjeçar i zhdukur gjatë sulmeve terroriste në Barcelonë

17:54 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia spanjolle ka bërë të ditur sot se një fëmijë shtatëvjeçar, i cili konsiderohej i humbur gjatë sulmeve terroriste në Barcelonë, gjendet në një spital të këtij qyteti.
Julian Kadman është pranuar në një spital të Barcelonës, pas sulmeve terroriste, shkruan gazeta “El Mundo”.

Siç thuhet, policia spanjolle për asnjë moment nuk e ka konsideruar këtë shtatëvjeçar si të zhdukur, pasi që ishte në njohuri se ku ndodhej dhe cila ishte gjendja e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme