Njëri prej udhëheqësve kryesor të LDK’së, Lufti Haziri, ende nuk po beson se Behgjet Pacolli do të kalojë në krahun e PAN’it për të formuar Qeverinë e Kosovës. Por, thotë se AKR’ja ende ka çka të japë në koalicionin e ndërtuar para zgjedhjeve.
Ai thotë se Pacolli dhe AKR duhet të presin dështimin e PAN’it për t’i ardhë rendi LDK’së bashkë me Vetëvendosjen për ndërtimin e Qeverisë.
Në një intervistë për Express, Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje për shkak të bllokadave politike. I ka bërë thirrje PAN’it të shkojë në seancë dhe të japë propozimin për Kryetar të Parlamentit.
“Në fakt, unë, besoj shumë që AKR-ja si parti politike dhe partner i koalicionit me LDK-në dhe Alternativën ende është duke e ruajtur qëllimin e ndërtimit të koalicionit të Kosovës për me pru shpresë për ndryshim në këtë vend. Kushtetuta na e ka dhënë mundësinë që herën e dytë të ndërtojmë institucionet e shtetit. Nuk po pres që më 24 gusht AKR të bëjë lëvizje politike radikale sa i përket ndryshimit të qëllimeve dhe misionit politik që e ka edhe më tutje në kuadër të koalicionit që ka me LDK-në”, ka thënë ai.
Haziri ka konfirmuar se të hënën do të vendoset për kandidatin e LDK’së për Kryetar të Prishtinës. Të parin e ka përmendur Lumir Abdixhikun si kandidat të mundshëm. Derisa Ismet Beqirin e ka lënë të fundit. Në garë për Kryeqytet janë edhe Arban Abrashi e Vjosa Osmani.
“Në Prishtinë janë katër emra të propozuar nga struktura në kuadër të debatit të brendshëm që LDK e ka diskutuar. Janë katër emra, pra Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri që janë dal nga debati i pesë degëve të Prishtinës dhe grupmoshave tjera që janë pjesë e debatit të brendshëm e që përfshinë nëndegë degë dhe forumet e LDK-së. Në Prizren i kemi dy kandidatura, që janë pjesë e propozimeve në Prizren, janë Hatim Bashaku dhe Driton Selmanajm, në çdo komunë ka më shumë se një propozim. Besojmë që propozimet e LDK-së të jenë më të mirat më të pranueshmet dhe nominime që garantojnë sukses”, ka deklaruar Haziri.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media