Sulmi terrorist në Barcelonë ka tronditur shumë banorë vendas dhe ndërkombëtarë. Shteti Islamik e morri përgjegjësinë për sulmin terrorist, ku me anë të një furgoni u qëllua qëllimisht mbi këmbësorët në sheshin Las Ramblas në Barcelonë. 14 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur.
Por sa të besueshme janë pretendimet e saj për përgjegjësinë? Pse u zgjodh Spanja, duke pasur parasysh rolin e saj relativisht të parëndësishëm në luftën kundër ISIS-it?
Verifikimi i fajësisë së sulmeve terroriste mund të jetë një çështje e ndërlikuar. Duke qenë se organizatat që merren me terrorizëm po e bëjnë këtë nga një pozitë e dobët, gjithnjë ka nxitje për të gënjyer në mënyrë që të rritet mistik dhe imazhi i kërcenimit.
Por në këtë drejtim, ISIS duket se po ndryshon taktikë nga grupet e mëparshme. Por sa është i saktë pretendimi i tyre?
Në Australi në vitin 2014 u morrën peng disa persona nga një kafe në Sidnej. Për kryerësin e veprës, Man Haron Monis, i cili u vra pas marrjes së 18 pengjeve, dy prej të cilëve humbën jetën, u tha se po vepronte nën ‘ombrellën’ e ISIS-it. Por përkundër kësaj deklarate, Shteti Islamik u distancua nga incidenti.
Përderisa ISIS vazhdonte të lëvdëronte veprimet e Monisit, kurrë nuk u bë e qartë nëse ai drejtohej nga ajo organizatë. Asnjë lidhje e sulmuesit me organizatën terroriste nuk u gjet.
Ky incident se bashku me shumë të tjerë, duket se tregon, se përderisa ISIS pretendon për kryerjen e veprave të tmerrshme, nuk ka tendencë të gënjejë.
Një politikë e tillë, mban perceptimin e ISIS-it si një burim i besueshëm informacioni. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në përpjekjet e rekrutimit dhe e bën të vështirë për qeveritë që të sfidojnë pretendimet e saj në kundërpropagandë.
Për ISIS-in mbajtja e një fasade të përdredhur të virtytit kalorës mbetet mbizotërues.
Sulmi në Barcelonë gjithashtu pasqyron pikëpamjen e ISIS-it për një përplasje qytetërimi.
E përshkruar si një ‘partnere dembele’ në koalicionin anti-ISIS, Spanja u ka rezistuar lutjeve për t’u bashkuar me përpjekjet ushtarake. Në vend të kësaj, ajo ka zgjedhur për atë që e sheh si një rol më pak të rrezikshëm, sigurimin e ndihmës logjistike dhe trajnimet për forcat vendavse irakiane, si dhe parandalimin e mbështetjes së ISIS-it jashtë vendit.
Roli i kufizuar i Spanjës në luftë, veçanërisht në kontrast me viktimat e tjera terroriste nga Franca dhe SHBA-të, mund të na bëjë të mendojmë se kush është në rradhën e ISIS-it për t’u sulmuar.
Por në aspektin e tregimit mbi konfliktin me ISIS-in, Spanja përfaqëson vetëm një tjetër qytetërim armiqësor, atë kundër komunitetit mysliman. Kjo le shumë hapsirë për hakmarrje.
Në një nivel shpirtëror, Spanja gjithashtu mban një vend të veçantë në mitologjinë e ISIS-it.
Pasi një pjesë e perandorisë islame, al-Andalusi, siç dihet në arabisht, shihet nga shumë idologë të ISIS-it si pjesë natyrale territoriale e kalifatit, dhe ajo konsiderohet të jetë pushtuar nga të pafetë.
Sulmet terroriste sikurse i fundit në Barcelonë mund të intefisikohen përkohësisht kundër objektivave perëndimore në të gjithë Europën dhe më gjërë. Këto sulme makabre mund të ndodhin edhe gjatë muajve dhe viteve në të ardhmen, pasi grupi terrorist sistematikisht është duke humbur terren në Siri dhe Irak.
ISIS mbetet shumë i varur nga një imazh i dinamizmit sfidues, në një angazhim për të sfiduar status-quo-në ndërkombëtare. Përderisa aftësia e tyre për të funksionuar si ‘shtet’ vazhdon të bjerë, ata gjithnjë e më shumë do të kërkojnë të mbajnë një mistike të tillë përmes akteve neveritëse kundër atyre që e kanë penguar atë të arrijë qëllimin e një ‘kalifati’.
Pavarësisht nga një rritje e mundshme e sulmeve terroriste në të ardhmen, Isis rrezikon gjithashtu një mosinteresim publik dhe një apati ndaj aktiviteteve të saj.
Përktheu: Arbresh.info
Burimi:The Conservation
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...