I dyshuari i arrestuar për vrasjen e dy njerëzve dhe plagosjen e tëtë të tjerëve, në sulmin me thikë në qytetin Turku në Finandë, po hetohet për vrasje me qëllim të mundshëm terrorist, ka thënë sot policia.
“Për shkak të informacionit që e morën gjatë natës, therrjet në Turku tash po hetohen si vrasje me qëllim terrorist”, thuhet në deklaratën e Buros Kombëtare të Hetimeve në Finlandë.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin se person 18 vjeçar, shtatas i Marokut. Pas sulmeve të djeshme, ai është qëlluar me armë nga policia, është arrestuar dhe aktualisht është në spital.
Lidhur me këtë rast, janë arrestuar edhe katër indidivë të tjerë, megjithqë përfshirja e tyre në këtë incident nuk është e qartë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?