Përkundër asaj që ka kaluar 1 muaj që kur ka hy në fuqi Rregullorja e Procedurës dhe të Provave, me të cilën Dhomat e Specializuara janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor, akuzat dhe arrestimet e para mund të mos bëhen deri në janar të vitit të ardhshëm.
Zyrtarë të Prokurorit të Specializuar vazhdojnë të mos japin detaje rreth punës së kësaj prokurorie.
Asistenti ekzekutiv i Prokurorit të Specializuar dhe zëvendës Prokurorit të Specializuar, Joseph Hollerhead ,i ka thënë “Arbresh.info” se nuk e komenton punën e Prokurorit të Specializuar.
“Siç ka thënë Prokurori i Specializuar në disa raste, për arsye ligjore, profesionale dhe etike ne nuk i diskutojmë se kush, çka apo kur për sa i përket punës së Prokurorisë së Specializuar”, është shprehur Hollerhead.
Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj thotë se hyrja në fuqi e Rregullores së Procedurës dhe të Provave e Dhomave të Specializuara hapi rrugën për fillimin e procedurave gjyqësore para këtyre dhomave.
Sipas tij, duhet të pritet deri në fillim të vitit të ardhshëm që të lexohen aktakuzat dhe arrestimet e para.
“Mendoj se duhet të presim deri në fillim të vitit të ardhshëm që të lexojmë aktakuzat dhe arrestimet e para. Unë nuk shoh asnjë arsye relevante qe proceset para Dhomave të Specializuara të prolongohet për këtë kohë kaq të gjatë, dhe mendoj se kjo krijon shqetësim sidomos tek komuniteti i viktimave, të cilët kanë pritje të mëdha nga Dhomat e Specializuara. Sidoqoftë, Dhomat e Specializuara sigurisht kanë arsyet e veta pse ky proces po prolongohet kaq shumë, ndërsa ne, tani për tani, vetëm mund të spekulojmë se cilat janë arsyet”, shprehet Blakaj për “arbresh.info”.
Blakaj thotë se nëse në listën e të akuzuarve të Dhomave të Specializuara, përfshihen emra të zyrtarëve të lartë institucional, vendi mund të përfshihet nga protesta dhe shprehje të pakënaqësisë, por jo me ndonjë eskalim të situatës.
“Nuk mendoj se me fillimin e proceseve të para gjyqësore para këtyre Dhomave të Specializuara mund të ketë ndonjë ndikim të theksuar në çështjet e brendshme dhe në skenën politike të Kosovës, dhe këtë pa marrë parasysh se kush do të jetë i akuzuar nga ana e prokurorisë speciale të kësaj gjykate. Edhe në rast se do akuzohen bartës të institucioneve të vendit nuk pres se do ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në sigurinë dhe rendin në Kosovë.
Mund të ketë protesta dhe shprehje të pakënaqësisë por asgjë përtej kësaj nuk do të ndodhë”, thotë Blakaj.
Ai thotë se nuk ka asnjë informacion mbi atë se kush mund të jenë të akuzuarit potencial para kësaj gjykate dhe as për cilat krime do jenë të akuzuar.
Mirëpo sipas tij, kjo është më e mire, pasi në këtë mënyrë Dhomat e Specializuara i kanë kushtuar kujdes të shtuar mbrojtjes së dëshmitarëve, në mënyrë që askush mos t’i identifikojë ata dhe mos të ushtrojë ndikim në dëshmitarë.
Emrat dhe koha e përfolur në medie se këtyre muajve mund të bëhen publike aktakuzat e para, Hollerhead i pati thënë arbresh.info se janë vetëm spekulime.
Ndryshe, më 5 korrik të këtij viti ka hyrë në fuqi Rregullorja e Procedurës dhe të Provave, e cila ka bërë tërësisht funksionale Dhomat e Specializuara në aspektin gjyqësor. Duke filluar prej kësaj dite nuk ka kurrfarë pengesash ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi apo aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./ Arbresh.info/Gita Lushi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...