Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se Qeveria e re e Kosovës nëse formohet me shumicë të thjeshtë parlamentare nuk është formulë stabiliteti.
Sipas tij, nëse koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë, atëherë presidenti Thaçi duhet t’ia japë mandatin kandidatit për kryeministër të “Vetëvendosjes”, Albin Kurtit
Një Qeveri me 61 vota, e cila do të kishte përballë një opozitë të fortë në njërën anë dhe në anën tjetër do të varej nga Lista Serbe, nuk tingëllon aspak si formulë stabiliteti. Kështu ka thënë analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer. Megjithatë, ai ka thënë se në këtë kontekst duhet të pritet dhe të shihet se çka realisht do të ndodhë.
Duke folur për situatën aktuale politike dhe ngërçin dymujor, Serwer ka thënë se kjo zvarritje do të ketë edhe koston e vet.
Më tej analisti amerikan ka thënë se do të ishte shumë më mirë sikur klasa politike kosovare do të arrinte deri te një konsensus politik për gjetjen e një zgjidhjeje sesa vendi të dërgohej në zgjedhje të reja parlamentare.
Duke folur për mandatarin e dytë, nëse PAN-i nuk arrin që të krijojë Qeverinë, Serwer ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson dhënien e mandatarit “Vetëvendosjes” nga ana e presidentit, nëse kjo vërteton se ka mbështetjen e shumicës. Në fund Serwer ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen