Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup sot u mbajt Solemniteti qendror për shënimin e 25-vjetorit nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në solemnitet, fjalim patën presidenti Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbreojtjes Radmilla Shekerinska.
Komandanti suprem dhe president i RM-së Ivanov porositi se ARM-ja në periudhën e ardhshme duhet t’i përshtatet rrjedhave të reja në botë dhe paralajmëroi në sulmet gjithnjë e më të shpeshta terroriste në botë, por edhe në migrimin ilegal. “Strategjia për mbrojtje që duhet të miratohet deri në fund të këtij viti duhet ta definojë vendosjen e sistemit për mbrojtje në kushte të parandalimit, ballafaqimin me kanosje dhe mënjanim të pasojave nga fatkeqësi dhe ndotje të shkaktuara. Planifikimi i mbrojtjes nuk i përfshin vetëm forcat e armatosura, por edhe pjesëmarrjen e qytetarëve, organeve shtetërore, personat privat, shoqërinë civile, mediat. Për shkak se detyrë e jonë është që të kujdesemi për Republikën e Maqedonisë”, tha presidenti i Maqedonisë.
Ministrja Shekerinska theksoi se rruga drejt formimit të Armatës në 25 vitet e kaluara ka qenë i mbushur përplot me sfida të shumta për të cilat, siç tha, pjesa më e madhe e pjesëtarëve të ARM-së e dinë shumë më mirë se ajo dhe se shumë ministra të mëparshëm dhe të ardhshëm.
“Në këtë rrugë mësuam nga përvoja dhe tradita jonë nga miqtë dhe aleatët e tanë dhe në mënyrë partnere paraqitemi në ballafaqimin me sfidat globale dhe rajonale të sigurisë. Sot ARM-ja në mënyrë të barabartë merr pjesë në misione paqësore ndërkombëtare dhe merr vlerësime më të larta për gatishmëri. Armata në shpatulla të saj e mban përgjegjësinë për sigurinë tonë, ndërsa rreziqet edhe në skenën botërore dhe vendore në mënyrë drastike po ndryshojnë”, tha Shekerinska.
Presidenti Ivanov dekoroi komandën për trajnime dhe doktrina, Batalionin për nderime dhe Batalionin e katërt të mekanizuar këmbësorik të ARM-së me dekoratë për merita ushtarake ndahet për merita të veçanta dhe për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e aftësisë mbrojtëse, ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për prezantim të suksesshëm dhe afirmim të ARM-së në kuadër ndërkombëtar.
Në fillim të festimit qendror, e cila u mbajt në pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ambasadave, shoqatave të qytetarëve…, nga kazerma “Ilinden” u realizua qitje nderi 10 zbrazje pushkësh nga armë artilerike.
Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.
Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...