Fushatë zgjedhore do të thotë te jesh gjithmonë në kontakt me votuesit, ku bëjnë pjesë edhe të rinjtë. Angela Merkel është e vetëdijshme për fuqinë e mediave sociale. Tani ajo iu përgjigj pyetjeve të yjeve në YouTube.
Emra të çuditshëm e gati të pamundur për t’u shqiptuar: “ItsColeslaw”, “MrWissen2Go”, “AlexiBexi” dhe “Ischtarlsik”, por kështu quhen disa nga yjet e YouTube-it gjerman që të mërkuren për një orë kishin mundësi të bisedonin me Angela Merkel në Berlin.
E gjitha u organizua nga një kanal televiziv privat. Nëse kancelarja ka mundur të mbajë mend emrat e tyre, nuk dihet.
Por Merkel e di mirë se kanalet e kësaj katërshje së bashku kanë mbi tre milion të abonuar, dhe vetëm kjo ka rëndësi. Para dy vitesh Angela Merkel pati një intervistë me yllin e njohur të YouTube “LeFloid”, intervistë, e cila u klikua 5.5 milion herë në YouTube.
Ekspertët e komunikimit i kanë siguruar kancelares se kjo pritet pozitivisht nga opinioni. Me këtë ajo mund të arrijë një grup shoqëror, që është vetem pak ose aspak i interesuar për politikën, dhe suksese të tilla nuk arrihen me postera zgjedhorë apo me tubime nëpër sheshet e qyteteve, shkruan DW.
Smiley dhe vala e Detit Baltik
Një nga pyetjet për kancelaren ishte: Cili është Emoji juaj i preferuar? Për një moment Merkel hezitoi, që mos të bëjë ndonjë gabim, pastaj tha: “Mendoj që Smiley”. Ndërsa në pyetjen, çfarë motivi do të vendoste në T-shirt? Kancelarja u përgjigj duke thënë që do të merrte një valë, të Detit Baltik, “si atje lart në zonën zgjedhore që përfaqësoj unë”. Në fund të gjithë ishin të lumtur.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin