Koalicioni ushtarak saudit, i cili merr mbështeje logjistike, armë dhe mbështjetje politike nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, është akuzuar për vrasjen e qindra fëmijëve në Jemen.
Sipas një raporti konfidencial të OKB-së, i cili ende nuk është bërë publik, thuhet se 51 për qind të të gjitha vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve në Jemen gjatë vitit të kaluar kanë ardhur si pasojë e një operacioni ushtarak të udhëhequr nga Sauditët, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Arabia Saudite ka insistuar se koalicioni është duke vepruar në kuadër të ligjit.
“Sulmet ajrore kanë shkaktuar mbi gjysmën e të gjitha viktimave të fëmijëve”, thuhet në raport.
Përkundër shqetësimeve mbi rritjen e numrit të madh të viktimave, Britania e Madhe ka vazhduar shitjen e armëve për Arabinë Saudite.
Roli i Britanisë së Madhe dhe i Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e Rijadit është nën shqyrtim në rritje, ndërsa shqetësimi për vdekjet civile është rritur.
Jemeni përpos luftës civile është prekur edhe nga sëmundja e kolerës, e cila është duke e përkeqësuar situatën gjithnjë e më shumë./Arbresh.info
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...