Njohësi i çështjeve politike, Driton Lajçi, ka vlerësuar se Kosova ka humbur shumë kohë për krijimin e institucioneve të reja.
Ai ka thënë se qysh më 3 gusht është dashur që fituesit të zgjedhjeve t’i mundësohet e drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
Në intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka theksuar se Kuvendi nuk është konstituuar për shkak se të tjerët po vendosin kushte subjektive që, sipas tij, një gjë e tillë është jokorrekte.
Lajçi ka pohuar se Kosova nuk e ka luksin të humbë asnjë ditë pa institucione efikase.
Ai ka thënë se bartësit e subjekteve politike dhe institucioneve duhet të jenë pragmatikë dhe t’u gjejnë zgjidhje krizave e jo të investojnë në kriza.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë